Juventusi publikon listën e lojtarëve ndaj Milanit, mungojnë shumë yje

Juventusi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar ndaj AC Milanit.

Sport

06/01/2021 11:54

“Bianconerët” do jenë pa sulmuesin Alvaro Morata, mbrojtësit Alex Sandro dhe Juan Cuadrado, këta dy të fundit kanë rezultuar pozitiv në analizat e COVID-19, transmeton lajmi.net.

Edhe pse stafi dhe lojtarët janë duke pritur rezultatet e testeve të fundit, lista është publikuar.

Lista e plotë e të ftuarve:

Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Buffon.

Mbrojtës: Chiellini, De Ligt, Danilo, Bonucci, Demiral, Di Pardo, Dragusin, Frabotta.

Mesfushorë: Arthur, Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentacur, Bernardeschi, Portanova, Fagioli, Kulusevski.

Sulmues: Ronaldo, Dybala, Da Graca./Lajmi.net/