Juventusi në pritje të ‘dritës së gjelbër’ për udhëtimin të Milani

Juventusi është duke pritur rezultatet e testeve të fundit për COVID-19 para se të udhëtojnë të AC Milani, ndërsa autoritet lokale mund të bllokojnë këtë udhëtim.

Sport

06/01/2021 10:18

Stafi, lojtarët dhe të gjithë që përfshihen për udhëtimin në “San Siro”, janë duke pritur rezultatet që i kanë bërë dje, përcjellë lajmi.net.

Situata momentalisht të skuadra e drejtuar nga Andrea Pirlo nuk është e mirë dhe ekziston rreziku që të këtë më shumë raste pozitive, meqenëse deri me tani janë dal Alex Sandro dhe Juan Cuadrado.

Në rast që dalin edhe raste të tjera pozitive, atëherë autoritet lokale do ndalojnë këtë udhëtim.

Ndeshja mund të suspendohet dhe të zhvillohet në një datë tjetër./Lajmi.net/