Ajax rikthehet në garë për Eriksenin

Ajaxi dhe Wolves janë në kontakt me mesfushorin e Interit, Christian Eriksen, por ende s'ka asgjë konkrete.

Sport

05/01/2021 11:47

Sipas “Sky Sport Italia”, Interi ende s’ka pranuar asnjë ofertë për danezin, që nuk është në planet e Antonio Contes, transmeton lajmi.net.

Eriksen pritet të largohet nga “San Siro” pas një viti, derisa klubi italian është ende në pritje të ofertave.

Thuhet se Ajaxi është në kontakt me 28-vjeçarin, ngase duan ta rikthejnë në Amsterdam.

Por, edhe Wolves janë në garë në rast që lojtari pranon të rikthehet në Premierligë.

Erikseni kaloi katër vite me Ajaxin duke fituar tri herë titullin e Eredivisie, një herë Kupën e Holandës dhe një herë Superkupën e Holandes./Lajmi.net/