Arban Abrashi, kandidati i LDK-së për Prishtinën?

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi, është shprehur i gatshëm të kandidojë për të parin e Prishtinës.

Lajme

04/01/2021 18:40

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, në një intervistë dhënë për lajmi.net, ka treguar më shumë rreth jetës së tij private dhe politike.

Në këtë intervistë përveç të tjerash, Abrashi, ka treguar shumë gjëra që pakkush mund t’i ketë ditur për të deri më tani.

Përveç angazhimit të tij në krye të Ministrisë së Infrastrukturës, Abrashi është edhe anëtarë i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Në këtë intervistë ekskluzive dhënë për lajmi.net, Abrashi është shprehur i gatshëm që të kandidojë për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e 2021-tës.

Sipas tij, nëse LDK-ja do t’ia kërkonte një gjë të tillë, ai nuk do ta kundërshtonte , ashtu siç u shpreh ai, që nuk ka kundërshtuar asnjë vendim të organeve të partisë.

Lajmi.net: Nëse do e kërkonte Kryesia e LDK-së që ju të kandidonit përsëri për të parin e Prishtinës, a do e sakrifikonit postin e ministrit për kryetarin e kryeqendrës së Kosovës?

Abrashi: Nuk e kisha thënë sakrificë, por organet e partisë janë ato që ta japin pozitën dhe besimin në aspektin e pozitave politike. Deri më tani nuk i kam kundërshtuar, dhe nuk do t’i kundërshtoj vendimet e organeve të partisë, çfarëdo qofshin ato.

Intervistën e plotë mund ta lexoni pas një ore. /Lajmi.net/