Mbyllet pjesa e parë mes Real Madridit dhe Elches
Pas 45 minutave të zhvilluara, Real Madrid gjeti golin përmes mesfushorit të tyre, Luka Modric.
Sport
Real Madrid dhe Elche po zhvillojnë ndeshjen në kuadër të javës së 16-të në La Liga dhe për momentin është duke udhëhequr Madridi.
Zhbllokimi i rezultatit u bë në minutën e 20-të ku pas një goditje të fortë nga Asensio, topi u kthye në këmbët e Modric dhe ky i fundit arriti ta konkretizoj atë rast në gol.
Tabela momentale në La Liga vendos dy ekipet nga Madridi të parat në renditjen tabelore, mirëpo Atletico ka dy ndeshje më pak./Lajmi.net/