“Dashuria ime e parë dhe e fundit”, Ardiani publikon imazhin e këndshëm me personin e zemrës

Ardian Bujupi ndau me ndjekësit një imazh të këndshëm.

ShowBiz

30/12/2020 14:31

Këngëtari Ardian Bujupi e përmbylli vitin 2020 me shumë suksese në karrierë, ani pse nuk kishte asnjë koncert, shkruan lajmi.net.

Artisti gjatë këtij viti punoi rreth shumë projekteve muzikore, ndërsa pritet që të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe vitin e ardhshëm.

Përmes postimit të fundit, këngëtari ndan një fotografi duke bashkëbiseduar me nënën e tij, të cilën e quan dashuria e parë dhe e fundit.

“Dashuria ime e parë dhe e fundit”, shkruan Ardiani.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Ardian Bujupi është “Nur noch einmal”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi.net/

YouTube player