Alexis Sanchez rikthehet në stërvitje, gati për ndeshjen e parë të vitit 2021

Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez do rikthehet në stërvitje sot ose nesër dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Crotones.

Sport

30/12/2020 13:16

“Neurazurët” presin që Matias Vecino dhe Andrea Pinamonti do rikthehet javën tjetër, por kiliani do jetë i gatshëm që nesër, transmeton lajmi.net.

Sipas Gazzetta dello Sport, 32-vjeçari do konsiderohet për ndeshjen e parë të vitit 2021.

Sanchez ka zhvilluar nëntë ndeshje në Seria A këtë edicion duek shënuar dy gola dhe dhuruar tri asistime.

Por, ka qenë jashtë fushës së gjelbër që nga 13 dhjetori ku pësoi lëndim në fitoren ndaj Cagliarit.

Derisa, Interi është i pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit duke fituar shtatë sosh./Lajmi.net/