Isco mungon ndaj Elches, kjo është arsyeja

Real Madridi do të jetë pa mesfushorin Isco kundër Elche, sepse lojtari do bëhet baba dhe nuk do udhëtojë me skuadrën.

Sport

30/12/2020 11:43

Spanjolli ka qenë titullar vetëm në tri ndeshje të La Liga-s këtë edicion, derisa nuk ka luajtur fare që nga humbja prej Valencias, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Isco nuk do jetë i pranishëm në përballjen ndaj Elches shkaku që do bëhet baba dhe kërkesa e tij është pranuar nga klubi.

Që nga fillimi i sezonit 2018/19, mesfushori ka qenë titullarë në 29 nga 90 ndeshjet e La Liga-s dhe është i lidhur me largimin qysh në janar.

Arsenali dhe Sevilla janë duke ‘luftuar’ për shërbimet e tij./Lajmi.net/