Policia konfiskon arsenal armësh në Suharekë pasi tre persona kishin rrahur një tjetër

Pasditen e së hënës në Suharekë ka ndodhur një rrahje dhe më pas edhe janë konfiskuar armë të ndryshme te shtëpitë e të dyshuarve.

Lajme

29/12/2020 10:22

Gjatë pasdites të së hënës, tre persona janë arrestuar në Suharekë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë rrahur një person tjetër, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, shkruan lajmi.net.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit janë bastisur edhe shtëpitë e të dyshuare ku edhe është konfiskuar një arsenal armësh të ndryshme.

“Me vendim të prokurorit janë bastisë shtëpitë të dyshuarve ku janë gjet dhe konfiskuar: një granatë dore, një karikator, një kondak i drurit i kallashnikovit, pesë fishekë të kalibrit 5.56, një fishekë të kalibrit  7.65 dhe një komplet  i pajisjeve të pastrimit të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje. /Lajmi.net/