Vetura godet për vdekje një këmbësor
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një aksident me fatalitet në Zubin Potok.

Lajme
Mbrëmë ka ndërruar jetë një person në Zubin Potok, pasi që i njëjti ishte goditur nga një veturë, shkruan lajmi.net.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ku një shofer nga pakujdesia kishte goditur një këmbësor, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë menjëherë.
“Viktima ka vdekur në vendngjarje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, përderisa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/