595 persona ndëshkohen për mosrespektim të Ligjit anti-COVID
Vazhdon të mos respektohet Ligji për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Lajme
Kosovarët edhe më tutje vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar 595 tiketa për mosrespektim të Ligjit anti-COVID, shkruan lajmi.net.
Theksojmë se Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, ka hyrë në fuqi në muajin gusht të këtij viti. /Lajmi.net/