Haaland zbulon tre qendërmbrojtësit me të vështirë që është përballur
Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland ka thënë se Sergio Ramos, Virgil van Dijk dhe Kalidou Koulibaly janë tre mbrojtësit më të vështirë që është përballur ndonjëherë.
Sport
Norvegjezi është duke shkëlqyer me gjigantin gjerman dhe është në listën e top shtatë qendërsulmuesve më të mirë në botë, transmeton lajmi.net.
Ai në një intervistë zbuloi tre kundërshtarët më të vështirë dhe shpjegoi arsyen e këtij mendimi.
“Mendoj se tre qendërmbrojtësit më të mirë në botë janë Sergio Ramos, Virgil van Dijk dhe Kalidou Koulibaly”.
“Të tre janë shumë të fortë fizikisht, por edhe shumë inteligjent në fushë”, tha ai.
Haaland është përballur me Ramosin në një miqësore në përgatitjet parasezone, kurse me Van Dijk dhe Liverpool gjatë fazës së grupeve./Lajmi.net/