Kaos tek Milan, Donnarumma ka ofertë të largohet

Portier i i AC Milan, Gianluigi Donnarumma, mund të largohet nga klubi, bën të ditur "Corriere della Sera".

Sport

28/12/2020 14:21

Pas refuzimit të nënshkrimit të kontratës nga Hakan Calhanoglu, shkaku që dëshiron rrijte page, tani problemet sa duket e shtohen për Milanin. Sipas “Corriere della Sera”, Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga “Rossonerët”, transmeton lajmi.net.

Sipas artikullit, agjenti i portierit, Mino Raiola, ka ndalur bisedimet për rinovimin e kontratës sepse tani thuhet të kenë ardhur “propozime interesante” nga Inter dhe Juventus.

Thuhej se kontrata e Donnarummas do të ishte shtatë milionë euro në sezon, dhe gatishmëria për marrëveshje ekziston nga dy palët.

Por, Raiola i ka informuar “Rossonerët” që në fakt kanë ardhur oferta informale për 21 vjeçarin dhe se përbërja e tyre kap shifrën mbi shtatë milionë euro.

Ivan Gazidis, shefi ekzekutiv i Milan ishte shprehur se bisedimet janë duke progresuar dhe se Donnarumma është një profesionist i vërtetë por që duhet të kemi parasysh që ne jemi një klub kolektiv dhe jo individual./Lajmi.net/