De Laurentiis reagon ndaj Pirlos
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i është kundërpërgjigjur trajnerit të Juventus, Andrea Pirlo, i cili u ankua për vendimin që të luhet ndeshja ndërmjet Juventus dhe Napolit, ndeshje e cila ishte dhuruar "Bianconerëve" në tavolinë.
Sport
Napoli nuk ishte paraqitur në Torino për ndeshjen e tyre kundër Juventusit me katër tetor sepse ata kishin dy lojtarë pozitivë me COVID-19.
Napoletanët pësuan humbje 3-0 dhe si dënim ju hoq edhe një pikë shtesë, por vendimi tani është jo valid.
Kjo pasi Gjykata e Apelit vendosi në favor të Napolit, tani ndeshja do të luhet dhe pika e marr do tju kthehet atyre.
Presdienti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, iu kundërpërgjigj kritikave të trajnerit të Juventus, Andrea Pirlos.
“Nuk është problem për të luajtur ndeshjen, më vjen keq për ato skuadra që kishin 4-5 raste COVID-19, por ata gjithsesi duhej të luanin ndeshjen”, tha Pirlo në një konferencë shtypi pas humbjes 3-0 të Juventusit kundër Fiorentina të martën.
Ndërsa De Laurentiis ishte i ashpër në deklaratën e tij.
“Pirlo duhet të përqendrohet në menagjim”, tha ai, transmeton lajmi.net.
“Pirlo tha atë që çdo trajner do të duhej ta mbronte klubin e tij. Sidoqoftë, ai nuk është avokat, ai nuk i njeh procedurat që çuan në një vendim të tillë”, tha De Laurentiis.
“Një vendim i gabuar nga Gjykata Themelore është shpallur i pa vlefshëm. Unë mendoj se ajo që ndodhi është në përputhje me parimet e barazisë dhe drejtësisë së vendit tonë”, përfundoi Aurelio De Laurentiis./Lajmi.net/