Zjarri kaplon një shtëpi në Deçan, lëndohet fëmija 9-vjeçar

Një fëmijë 9-vjeçar është lënduar si pasojë e zjarrit që ka kapluar shtëpinë.

Lajme

27/12/2020 09:07

Policia e Kosovës, ka njoftuar se të shtunën në mbrëmje në Deçan është përfshirë nga zjarri një shtëpi, ku si pasojë e tij është lënduar një fëmijë 9-vjeçar, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftimin, zjarri ka qenë aksidental dhe dyshohet se është shkaktuar nga një nxehëse elektrike e cila ka qenë e ndezur në njërën dhomë të shtëpisë.

9-vjeçari ka marrë ndihëm e parë në QKMF në Deçan e më pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për të marrë trajtimet e duhura mjekësore.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë zjarrfikësit të cilët  kanë shuar zjarrin si dhe punëtorët e KEDS-it.

Policia është duke e hetuar këtë rast. /Lajmi.net/