Lejuan qytetarët në lokal pas orës policore dhe kërcënuan policët e inspektorët, përfundojnë në burg 5 persona

Dy përgjegjës të një lokali në rrugën “B”, në Prishtinë dhe tre persona të tjerë janë arrestuar për veprën “Pengim në kryerje të detyrës zyrtare”.

Lajme

27/12/2020 09:00

Në sektorin e gastronomisë nuk po zbatohen vendimet e Qeverisë së Kosovës ashtu siç duhet.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në rrugën “B”, në Prishtinë ka arrestuar dy përgjegjës të një lokali dhe tre persona të tjerë për veprën penale “Pengim në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Sipas njoftimit, të njëjtit nuk kishin respektuar masat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit dhe kishin lejuar që shumë qytetarë të qëndronin brenda lokalit, shkruan lajmi.net.

Po ashtu policia bën me dije se edhe pas tërheqjes së vërejtjes për ta zbrazur lokalin, të njëjtit kishin kundërshtuar dhe i kishin kërcënuar zyrtarët policor dhe ata të inspektoratit sanitar.

Pas këtij veprimi, të njëjtit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/