473 persona gjobiten për mosrespektim të Ligjit anti-COVID

Vazhdon të mos respektohet Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Lajme

27/12/2020 08:50

Edhe më tutje banorët e Kosovës nuk po e respektojnë Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, shkruan lajmi.net.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 473 persona të cilët nuk e kanë zbatuar Ligjin anti-COVID.

Theksojmë se Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, ka hyrë të fuqi në muajin gusht të këtij viti. /Lajmi.net/