Osmani vendos flamurin dardan në presidencë, me të LDK mbante fushata

Vjosa Osmani e ka vendosur flamurin dardan në hyrje të presidencës së Kosovës.

Lajme

25/12/2020 10:47

U.D e presidentit, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka publikuar një video teksa shihet flamuri dardan që valëvitet bashkë me flamurin e Kosovës dhe atë të BE-së, shkruan lajmi.net.

Flamuri dardan ishte simbol i ish-presidentit Rugova.

Më vonë ky flamur u bë simbol edhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe u përdor me të madhe në fushata./Lajmi.net/