10 produkte të bukurisë që dermatologët na propozojnë por nuk kanë kurrfarë efekti

Mjaftë shpenzuat në produkte që nuk do të kenë aspak dobi.

Lifestyle

24/12/2020 13:59

Kur shohim ndonjë produkt të bukurisë në një reklamë, ose kur shohim ndonjë person të estradës duke e përdorur, të gjithë tundohen të blejnë produktin, shkruan “BrightSide”.

Por a kanë ndonjë efekt këto produkte? Epo jo, ju jeni vetëm duke shpenzuar para në to pa marrë kurrfarë përfitimi, transmeton lajmi.net.

Këto janë produktet që nuk keni nevojë të shpenzoni në to:

Fashat e syve

Këto produkte po që janë të njohura, por efekti i tyre është i përkohshëm. Ato janë mjaftë të shtrenjta dhe mund të përdoren vetëm një herë.

Maskat e fytyrës

Të gjithë kemi dëgjuar për maskat me “ari” po diçka të ngjashme. Këto maska kanë efekt varësish nga tipi i lëkurës, poreve etj. Ato gjithashtu kanë efekte të përkohshme.

Vaji i pastër i kokosit

Vaji i kokosit ka efekte pozitive në ushqimin e fytyrës, por është diçka e përkohshme dhe mund vetëm të iu bllokoj poret me yndyrë të tepërt.

Shiritat e poreve

Nëse ju keni pore të bllokuara, problemi është me gjasë në thellësi të tyre, e jo në sipërfaqe, prandaj ato nuk kanë efekt, transmeton lajmi.net.

Produktet me baze geli

Këto produkte duhet të përdoren vetëm nga personat që kanë lëkurë të yndyrshme dhe akne. Këto produkte do të kenë efekt shumë negativ në lëkurë të thatë ose normale duke e tharë shumë.

Produktet për nxirje

Kjo mund të iu duket më e sigurt dhe e shëndetshme sesa të rrezitesh në diell apo në solarium. Por dermatologët thonë se është shumë e pashëndetshme sepse ngjyra jonatyrale e lëkurës mund të shkaktoj komplikime në organizmin tonë.

Tonerët e fytyrës

Toneri mund të iu jap një ndjenjë të mirë në fytyrë dhe është shumë e mirë për të pastruar vajrat e fytyrës, por për shumë persona mund të rezultojë në irritim, kruarje, skuqje etj, transmeton lajmi.net.

Krema e syve

Disa krema për sy me të vërtetë e hidratojnë lëkurën delikate rreth syve, por këtë e bënë edhe krema normale e fytyrës. Nuk keni nevojë të shpenzoni më shumë për kremë të syve.

Krema për celulit dhe strija

Këto krema nuk kanë kurrfarë efekti në lëkurë. Ato mund të kenë efekt qetësues në lëkurë por nuk do të largojnë asnjërën prej tyre.

Serumet e bukurisë

Serumet e bukurisë kanë fuqinë të na bëjnë të ndihemi shumë të bukura, por nuk ka ndonjë efekt për të shëruar lëkurën përpos efektit qetësues. /Lajmi.net/