Lautaro emocionon tifozët: Interi mund të fitojë trofe

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Hellas Veronas.

Sport

23/12/2020 22:01

Interi mposhti Veronan me rezultat të ngushtë 2 – 1, derisa janë lider të përkohshëm në Seria A, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi që realizoi golin e parë, tha se synon të fitojë trofe me “Neurazurët”.

“Erdha këtu për të fituar trofe me klubin. Sot kishim mundësinë dhe ne punojmë çdo ditë që të arrijmë këtu. Janë ndeshje të vështira si sot, ne dhuruam gjithçka dhe morëm tri pikët”, tha ai.

Në rast që Milani mposht Lazion, Interi do renditët prapë në pozitën e dytë në tabelë./Lajmi.net/