Agjenti: 10 klube e kërkonin Hakimin, ai e zgjodhi Interin

Agjenti i Achraf Hakimit, Alejandro Camano ka zbuluar se 10 skuadra ishin të interesuara për lojtarin.

Sport

23/12/2020 16:56

Hakimi iu bashkua Interit për 40 milionë euro nga Real Madridi gjatë verës, transmeton lajmi.net.

Agjenti zbuloi se 10 klube e kërkonin, por ai vendosi që t’i bashkohet “Neurazurëve”.

“Jam i lumtur, Interi ka punuar në vitet e fundit që të transferojë Hakimin”.

“Bën një investim të rëndësishëm, të gjithë janë të shqetësuar tani për të ardhmen e futbollit. Achraf është i lumtur të Interi”.

“10 klube e donin, por ai zgjodhi Interin, është skuadra që gjithmonë ka dashur t’i bashkohet, tani do bëjë gjithçka për fanellën. Ëndrra e tij u bë realitet”, përfundoi ai.

22-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar katër asistime në 18 ndeshje në të gjitha garat./Lajmi.net/