Inter dhe Cagliari projektojnë shkëmbimin Nainggolan – Pavoletti

Inter dhe Cagliari janë duke konsideruar shkëmbimin mes Radja Nainggolan dhe Leonardo Pavoletti.

Sport

21/12/2020 23:42

Belgu ka zhvilluar vetëm 45 minuta këtë edicion dhe drejtori i klubit, Piero Ausilio ka konfirmuar se lojtari mund të largohet në janar, transmeton lajmi.net.

Ish mesfushori i Romës dëshiron rikthimin të Cagliari, kurse sipas Calciomercato, Inter është duke shpresuar ta shkëmbejë me Pavolettin.

Conte ka nevojë për një qendërsulmues rezervë për Lukakun dhe Pavoletti shihet si opsioni i duhur.

Dy lojtarët mund të huazohen deri në fund të sezonit dhe pastaj të kompletojnë transferimet, në rast se e dëshmojnë vetën të skuadrat e reja./Lajmi.net/