Manchester Unitedi kontakton Interin për Eriksenin

Manchester Unitedi ka pyetur Interin për shërbimet e mesfushorit Christian Eriksen.

Sport

20/12/2020 21:46

Danezi janarin e kaluar iu bashkua “Neurazurëve”, por nuk ia doli të adaptohet në stilin e Antonio Contes, përcjellë lajmi.net.

Këtë edicion Eriksen nuk ka arritur të shënojë apo asistojë në 12 paraqitje, edhe pse në shumicën hyri në lojë nga stoli.

Sipas Gazetta dello Sport, Eriksen ka arritur marrëveshje me klubin që të largohet në janar, dhe Unitedi është i interesuar për shërbimet e tij.

Arsenali gjithashtu është duke vëzhguar situatën së bashku me PSG-në.

Interi kërkon plotë 25 milionë euro që ta lejojë mesfushorin të largohet, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022./Lajmi.net/