Vidal dhe Brozovic afër rikuperimit

Mesfushorët e Inter, Arturo Vidal dhe Marcelo Brozovic, janë afër rikthimit nga lëndimi dhe mund të paraqiten kundër Spezia në kuadër të xhiros së 13-të të Serie A.

Sport

18/12/2020 20:20

Sipas ‘SkySport Italia’, mesfushorët e Inter, Marcelo Brozovic dhe Arturo Vidal, janë afër rikthimit nga lëndimi.

Ata po punojnë të rikthehen në ndeshjen kundër Spezia që do ta luajë Inter.

Kiliani ka munguar në ndeshjet e fundit nga një problem muskular, edhe Brozovic i cili doli nga loja në ndeshjen ndaj Napolit, ka pësuar një problem muskular, por ai do të duhej të ishte prezent në këtë ndeshje.

Inter qëndron në vendin e dytë me 27 pikë, një më pak se Milan, i cili është lider në Serie A./Lajmi.net/