Neuer shpallet portieri më i mirë i vitit nga FIFA

FIFA sapo ka shpallur lojtarët më të mirë të vitit, në ceremoninë e FIFA Awards e cila u mbajt në Zyrich të Zvicrrës.

Sport

17/12/2020 19:21

Fillimisht ceremonia filloi me një kampanjë vetëdijësuese kundër COVIC-19.

Presidenti i FIFA-së nisi ceremoninë duke nderuar legjendat e futbollit, Diego Armando Maradona dhe Paolo Rossi, të cilët nuk janë më në mesin tonë.

Pranim-dorëzimi i çmimeve u bë në mënyrë online, shkaku i pandemisë.

Nominimet e portierëve më të mirë ishin: Jan Oblak, Alisson Becker, Manuel Neuer.

Portieri më i mirë i vitit u shpall, portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer./Lajmi.net/