Sanchez humb vitin, ja kur do të rikthehet
Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez nuk do të luaj prapë në vitin 2020, por synon të rikthehet në ndeshjen ndaj Crotones.
Sport
“Neruazurët” ndjekin programin e bërë nga stafi mjekësorë që kërkon të pushojë për një kohë para rikthimit, transmeton lajmi.net.
Shkaku i lëndimit ndaj Cagliarit, 31-vjeçari ka humbur këtë vit, pra dy ndeshjet e mbetura para pushimit dimëror.
Por, Sanchez ndoshta do rikthehet kundër Crotone, ndeshja e parë në vitin 2021 me saktësisht me 3 janar.
Sanchez këtë edicion ka bërë nëntë paraqitje në Seria A duke shënuar dy gola dhe tri asistime.
Momentalisht, gjiganti italian renditët në pozitën e dytë në tabelë./Lajmi.net/