Arsenali i hapur për shkëmbimin Xhaka – Eriksen

Arsenali do ta pranonte të dërgonte në huazim mesfushorin Granit Xhaka të Interi në shkëmbim për Christian Eriksen.

Sport

16/12/2020 12:59

Shqiptari këtë edicion për “Topçinjtë” nuk ka pasur paraqitje shumë të mira dhe kartoni i kuq ndaj Burnley ka bërë të këtë probleme të mëdha, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave italiane, Arsenali mund ta huazojë Xhakën deri në fundin e sezonit të “Neurazurët” në këmbim për danezin, që gjithashtu nuk ka gjetur formën nën urdhrat e Antonio Contes.

Eriksen gjithashtu pritet të largohet në afatin dimëror dhe është shumë i lidhur me rikthimin në Premierligë, meqenëse më herët ishte pjesë e rivalit lokal të Arsenalit, Tottenham.

Arsenali pritet që në janar të transferojë një qendërmesfushor të ri sepse më shumë gjasa nuk do ia dalin të transferojnë Dominic Szoboszlai./Lajmi.net/