Vidal shpreson të rikthehet për përballjen ndaj Napolit

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal thuhet se është shëruar nga lëndimi dhe shpreson të jetë në skuadër për ndeshjen kundër Napolit.

Sport

15/12/2020 10:21

Kiliani ka qenë jashtë skuadrës që nga fitorja ndaj Bolognas, ku pësoi lëndim në kofshën e djathtë, përcjellë lajmi.net.

Por, sipas Corriere dello Sport, Vidal shpreson të jetë në skuadër për ndeshjen e madhe ndaj “Napolitanëve”.

Sidoqoftë, nëse mungon ndaj Napolit, ai do jetë 100 për qind i gatshëm për ndeshjen ndaj Spezias.

Tjetër mungesë e rëndësishme do të jetë mbrojtësi Achraf Hakimi.

Interi momentalisht renditët në pozitën e dytë në tabelë, tri më pak se lideri AC Milan./Lajmi.net/