“Ti je”, thotë Engjëllusha Salihu në këngën e re
Engji ka lansuar projektin e ri muzikor.

ShowBiz
Engjëllusha Salihu muajt e fundit i është kthyer studuios muzikore, ku punoi intenzivisht për këngët e reja, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, së fundi publikoi këngën “Ti je”, e cila vjen në prag të projekteve për festat e fundvitit dhe është plot ritëm.
Në videon e këngës “Ti je”, Engji erdhi elegante e veshur me një fustan me ngjyrë rozë dhe flokë të lëshuara në kraharor.

Përveç solo-projekteve, Engji këto ditë publikoi edhe disa duete me nënën, Shyhrete Behluli. /Lajmi.net/
View this post on Instagram