Atmosferë festive në shtëpinë e Kledi Bahitit, producenti ndan imazhin e bukur familjar

Kledi Bahiti ka ndarë me ndjekësit fotografinë më të bukur me partneren dhe djalin.

ShowBiz

10/12/2020 17:01

Kompozitori dhe producenti Kledi Bahiti, dy muaj më parë u bë baba për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Partnerja e tij, Pejana, solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan Gred, e i cili ua kompletoi jetën çiftit.

Kledi është goxha i rezervuar sa i përket jetës private, andaj nuk janë të shumta fotografitë që i publikon bashkë me familje.

Por, në prag të festave të fundvitit, ai postoi një imazh, ku shfaqet bashkë me gruan dhe vogëlushin Gred.

Çifti dukeshin të lumtur bashkë me vogëlushin e tyre dhe morën komente të shumta nga ndjekësit.

Kujtojmë se Kledi Bahiti është autor i shumë hiteve të shumë emrave të njohur të estradës. /Lajmi.net/

YouTube player