Presidenti i Bayernit: Sa të kemi Lewandowskin, nuk kemi nevojë për Haalandin
Presidenti i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenigge është pyetur rreth transferimit të yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Sport
Norvegjezi vazhdojë të shkëlqejë duke thyer rekorde me klubin gjerman, andaj pëlqehet nga top klubet evropiane, transmeton lajmi.net.
Rummenigge për transferimin e Haaland tha se nuk iu nevojitet sa të jetë në skuadër polaku, por lavdëroi lartë qendërsulmuesin.
“Nuk na nevojitet Haaland derisa të kemi në skuadër Lewandowskin”.
“Por, është kafshë, ka shënuar shumë gola, e meritoi çmimin e ‘Golden Boy'”, tha ai.
Haaland momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi dhe kërkohet me ngulm nga Manchester Unitedi dhe Real Madridi./Lajmi.net/