Rregullat e ruajtjës së çajit
Rregullat e arta të ruajtës së çajit.
Lifestyle
ajrat bimorë janë të pasur me antioksidantë, vitamina e minerale të cilat i bëjnë mirë shëndetin, shkruan “AgroWeb”.
Ato rekomandohet të pihen rregullisht gjatë ditës për imunitet të fortë, gjallëri dhe mirëqenie, transmeton lajmi.net.
Ndryshe nga ato të bustinës, çajrat bimorë kërkojnë përkujdesje më të madhe që të mos humbasin jo vetëm vlerat por edhe shijen apo aromën.
4 rregullat e arta të ruajtjes së çajit
Rregullat e mëposhtme duhen ndjekur në mënyrë që të siguroheni se çaji do të jetë i freskët, plot shije, vlera dhe aromë.
Ekspozimi ndaj ajrit
Oksigjeni përshpejton degradimin e gjetheve të çajit.
Për këtë arsye, ata rekomandojnë që çaji të mbahet në enë të mbuluara mirë ose qese me zinxhir të cilat pengojnë ekspozimin e tepërt të çajit ndaj ajrit.
Drita dhe nxehtësia
E njëjta llogjikë vlen edhe për dritën dhe nxehtësinë.
Të dy janë fajtorë për përkeqësimin e shijes së çajit, transmeton lajmi.net.
Për këtë arsye, gjeni një vend të errët e të freskët ku të ruani çajin.
Larg aromave
Çaji nuk duhet ruajtur në një vend me erëzat sepse ato kanë një aromë të fortë.
Çaji ka tendencën të përthithë aromat, edhe nëse është i futur në një enë të mbuluar mirë.
Për ruajtjen e çajit, duhet të zgjidhni një vend me aroma neutrale siç janë drithërat.
Mos blini sasi të mëdha çaji
Këshilla e fundit por jo për nga rëndësia është se nuk është nevoja të blini sasi të mëdha çaji, sepse në treg gjenden shumë lloje të ndryshme çajrash.
Rregulli i artë është që të blini pak dhe shpesh. Duke blerë sasi të pakëta, nuk do të shqetësoheni për cilësinë.
Në këtë mënyrë ju do të garantoni që do të keni çajra të freskët e plot aromë gjithmonë në shtëpi. /Lajmi.net/