Kim vjen me stil ndryshe në fotosesionin e ri, të gjithë sytë tek ky detaj
Kim ka shkëputur imazhe nga fotosesioni i ri.

ShowBiz
Kim Kardashian është vazhdimisht aktive me fotosesione të reja, duke arritur kështu të marrë vëmendjen e të gjithëve, shkruan lajmi.net.
Së fundi, ylli televiziv ka shkëputur disa imazhe nga seti i ri fotografik, ku vjen shumë ndryshe e veshur me një kostum blu.
Kostumin që e kishte veshur, ajo e kombinoi me një palë doreza prej rrjete dhe një kapele shumëngjyrëshe.
Por, mori vëmendje me papuçet, me të cilat vendosi ta kombinoi këtë veshje.
Kim Kardashian kohën e fundit është goxha e angazhuar edhe në fushën e drejtësisë, teksa po merret me disa raste të të burgosurve. /Lajmi.net/