Komuna e Prishtinës hap thirrjen publike për ndarjen e subvencioneve për artistët e pavarur të goditur nga pandemia
Komuna e Prishtinës hap aplikimin për artistët e pavarur të goditur nga pandemia.

ShowBiz
Javë më parë, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se në mesin e kategorive që do të ndihmohen për tejkalimin e krizës së COVID-19, janë edhe artistët, shkruan lajmi.net.
Ai njoftoi se për këtë kategori do të ndahen 170 mijë euro, në mënyrë që të mbështeten financiarisht artistët e pavarur të goditur nga kriza ekonomike e pandemisë COVID-19.
Sot (e mërkurë), Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është hapur aplikimi online, ku artistët e pavarur kanë mundësi të aplikojnë për subvencion nga komuna.
KY ËSHTË NJOFTIMI I PLOTË I KOMUNËS SË PRISHTINËS:
“THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE TË ARTISTËVE TË PAVARUR
Me qëllim të mbështetjes të të gjitha kategorive të shoqërise, Komuna e Prishtinës ka hapur thirrjen publike pën ndarjen e subvencioneve për artistët e pavarur të Komunës së Prishtinës.
Aplikimi është i hapur deri me 16.12.2020 dhe ju ftojmë të aplikoni dhe ta shpërndani këtë informatë.
Për çdo paqartësi ju lutem të na kontaktoni përmes:
Email: kultura.pr@rks-gov.net
Tel: 038226417
Hollësite për procedurat e aplikimit dhe hollësitë e tjera mund ti gjeni në vegëzën:
https://granteperartistet.prishtinaonline.com/“. /Lajmi.net/
THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE TË ARTISTËVE TË PAVARUR
Me qëllim të mbështetjes të të gjitha kategorive të shoqërise,…
Posted by Shpend Ahmeti on Wednesday, December 9, 2020