“Jeta e shqiptarëve vlen”, fytyrat publike bëjnë thirrje për drejtësi për rastin e Klodian Rashës
Të famshmit po kërkojnë drejtësi për rastin e Klodian Rashës.

ShowBiz
Në orët e para të ditës së marte, 25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua me armë zjarri nga polici në Tiranë, shkruan lajmi.net.
Raportohet se viktima nuk i ishte përfillur urdhërit të policisë, pasi kishte dalë gjatë orës policore.
25-vjeçari kishte ndërruar jetë në spital, kurse rasti i tij ka nxitur reagime të shumta nga fytyrat publike, të cilët po kërkojnë që të zbardhet ky rast.
Me moton “Jeta e shqiptarëve vlen” dhe “Unë jam Klodiani”, shumë këngëtarë, artistë e moderatorë; kanë bërë thirrje për drejtësi në rastin e Rashës.
Po ashtu, kishte edhe prej tyre që këtë rast e krahasonin me atë të George Floyd, që ndodhi para pak muajsh në Amerikë.
Madje, pritet që sot në orën 22:00 të organizohet edhe një protestë paqësore lidhur me rastin e Klodian Rashës.
Në mesin e të famshmëve që kanë reaguar për këtë rast janë: Fifi, Xhensila Myrtezaj, Besa Kokëdhima, Dojna Mema, Oriola Marashi, Stresi, Noizy, Kiara Tito, Bes Kallaku, Kejvina Kthella, Young Zerka, Gerta Shino, Klea Huta, Krusita, Irkenc Hyka, Aurela Gaçe dhe Romeo Veshaj.
Më poshtë mund t’i ndiqni reagimet e tyre. /Lajmi.net/