Almeda i bën dedikim Tolgës, ai ia kthen në shqip

Almeda i bën dedikim romantik bashkëshortit.

ShowBiz

09/12/2020 10:46

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë ndër çiftet më të dashura të shoubizit, shkruan lajmi.net.

Dyshja, ka pak kohë që me anë të disa imazheve kanë dhënë lajmin e bukur se po bëhen prindër për herë të dytë.

Së fundi, bukuroshja shqiptare i bëri një dedikim bashkëshortit, teksa publikoi një foto të një luani pranë luaneshës, ku të dy kishin mbështetur kokën te njëri-tjetri.

“Ne”, është mbishkrimi që Almeda ia la fotos, duke e etiketuar Tolgën, kurse ky i fundit ia ktheu në shqip “Po”.

Almeda dhe Tolgahan janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar Efehan. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Almeda Sayisman (@almeda92)