Enca tregon se është rikthyer sërish në këmbë, tre muaj pas incidentit
Enca ka treguar gjendjen shëndetësore pas incidentit që kishte muaj më parë.

ShowBiz
Tre muaj më parë, këngëtarja Enca Haxhia kishte pësuar një incident, meqë rast kishte thyer këmbën, shkruan lajmi.net.
Gjatë gjithë kësaj periudhe ajo po rikuperohej, ndërsa përmes rrjeteve sociale i mbante fasnat të njoftuar rreth më të rejave për të.
Me anë të postimit të fundit, këngëtarja tregoi se është kthyer sërish në këmbë, ndërsa shprehet shumë e lumtur.
“Me ne fund serish ne kembe. Kthehem në këmbë pas 3 muajsh”, shkruan Enca.
Sa i përket projekteve muzikore, “Break Down” është kënga e fundit e Enca Haxhisë në duet me Don Xhonin, ndërsa tani ka finalizuar edhe tri këngë të reja. /Lajmi.net/
