Ronaldo zbarkon në Spanjë, qindra tifozë brohorasin për të

Qindra tifozët janë dal jashtë hotelit për të mirëpritur yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Sport

08/12/2020 14:31

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, tifozët ishin të dëshpëruar për të parë ish yllin e Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Të dy skuadrat kanë siguruar kualifikimin, por Ronaldon synon të realizojë kundër Barcelonës, skuadër ndaj të cilës nuk ka shënuar në nëntë vitet e fundit në Ligën e Kampionëve.

“Juventusi arriti në Barcelonë për sfidën në Ligën e Kampionëve. Cristiano Ronaldo momentalisht është lojtari më i mirë në Spanjë”.

“Cristiano mbërriti në Barcelonë që nënkupton që Leo Messi është lojtari i dytë më i mirë në Barcelonë”, ishin disa nga komentet e tifozëve.

Tifozët brohoritën për Ronaldon duke kënduar ‘Siuuuu’, fjalë që portugezi e thotë shpesh kur realizon gol.

Për Ronaldon do jetë ndeshje e parë pas dy viteve kundër Barcelonës, meqenëse ndeshjen e pari e humbi shkaku që ishte pozitiv në analizat e COVID-19./Lajmi.net/