Babai turpëron Rita Orën për shkeljen e rregullave të izolimit për ditëlindjen e saj të 30-të

Thyerja e rregullave të izolimit nga Rita Ora, u kritikua nga miliona fansat e saj.

ShowBiz

08/12/2020 14:34

Por, si shumica prej nesh që do të kritikoheshim nëse thyejmë rregullate, edhe këngëtarja Rita Ora kishte marrë vërejtje nga nëna Vera dhe babai Besniku, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

Rita, e cila dy herë shpërfilli rregullat anti-COVID, është vendosur në vendin e saj pasi u kritikua publikisht për veprimet e saj.

Ajo u fotografua dje duke u dukur e zymtë ndërsa ishte jashtë me Besnikun pasi dyshja kaluan ca kohë duke folur për veprimet e saj.

Një mik tha: “Rita e di që i ka lënë fansat e saj masivisht të zhgënjyer dhe ndjen një peshë të madhe përgjegjësie mbi supet e saj”.

“Prindërit e saj kanë qenë të fundit që kanë ndërhyrë dhe kanë folur me të”, ka shtuar më tej ai.

“Nëna e saj Vera e vizitoi atë të dielën për t’i dhënë asaj një mësim të mirë. Dhe pastaj babai i Ritës, Besniku e nxori për një shëtitje të gjatë për të diskutuar se çfarë kishte ndodhur”, tregon burimi.

“Rita e di që ka bërë gabime dhe i është thyer nga zemra që u ka shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe zhgënjim fansave të saj, le më familjen e saj. Ajo është tepër e afërt me Verën dhe Besnikun dhe ka marrë këshillat e tyre”, deklaron ai.

Burimi për “The Sun” tha se Rita është emër i njohur në biznesin e muzikës, por gjithashtu person që bën gabime.

Këngëtarja që atëherë i është rikthyer punës për këngët e reja, ku po punon në studio për albumin e rui.

Rita thuhet se pagoi 10 mijë funta për ahengun privat që e mbajti në një restorant në Londrën Perëndimore. /Lajmi.net/