Pos Vidalit, Interit i mungon edhe ylli tjetër ndaj Shakhtarit

Interi mund të jetë edhe pa mesfushorin Nicolo Barella për ndeshjen e rëndësishme ndaj Shakhtarit.

Sport

07/12/2020 23:49

Sipas Calciomercato, italian ka pësuar lëndim në gju gjatë stërvitjes, transmeton lajmi.net.

Vendimi përfundimtar do i takojë Antonio Contes, por thuhet se tekniku italian nuk do ta rrezikojë.

Vidal gjithashtu mungoi në stërvitje dhe shkaku i lëndimeve muskulore nuk do jetë i pranishëm.

Pra, tani në formacionin bazë të Contes do jetë Christian Eriksen ose Stefano Sensi./Lajmi.net/