Mesfushori i Real Madridit pëson lëndim para ndeshjes vendimtare ndaj Monchengladbach

Talenti i Real Madridit, Martin Odegaard ka pësuar tjetër lëndim.

Sport

07/12/2020 20:00

21-vjeçari ka probleme në këmbën e majtë, andaj nuk u stërvit me bashkëlojtarët, transmeton lajmi.net.

Sipas Diario AS, norvegjezi do bëjë testimet edhe pse nuk mund të jetë asgjë serioze, por mund të humb sfidën e radhës ndaj klubit gjerman, Borussia Monchengladbach.

Në rast se vërtet Odegaard mungon, atëherë në mesfushën e “Mbretërve”, mbesin Toni Kroos, Casemiro, Luka Modric dhe Isco sepse edhe Fede Valverde është i lënduar.

Ndërkohë, të Reali në këtë ndeshje do rikthehen kapiteni Sergio Ramos, mbrojtësi Dani Carvajal dhe sulmuesi Luka Jovic. /Lajmi.net/