Si të largoni strijat pas linjdes?
Është më e thjeshtë se sa mund të iu duket.
Lifestyle
Strijat mund të shfaqen kudo: në stomak, vithe, kofshë, pulpë , krah dhe gjoks dhe janë një ndër problemet estetike më të përhapura tek gratë, shkruan “Living”, transmeton lajmi.net.
Por, e dini që parandalimi dhe eleminimi i tyre është i mundur? Këto janë 5 hapat që duhet të ndiqni:
1.Pini sa më shumë ujë: Është e rëndësishme që të jeni vazhdimisht të hidratuar, pasi kjo gjë e ndihmon lëkurën të qëndrojë sa më e butë dhe elastike.
2.Pasuroni regjimin tuaj ushqimor me sa më shumë vitaminë A: Vezët, karotat, nënproduktet e qumështit, peshku, brokoli, mëlçia e viçt etj janë burimet kryesore të kësaj vitamine.
3.Trajtoni strijat me vaj kastori: Prej disa vitesh industria e produkteve kozmetike po i jep gjithmonë e më shumë rëndësi përdorimit të vajrave bimorë.
Vaji i kastorit ka në përmbajtjen e tij acid rinicoleik, i cili lufton çarjet e lëkurës.
4.Eksfoljimi: Një tjetër hap i rëndësishëm në trajtimin e strijave është eksfoljimi i vazhueshëm i lëkurës.
Ky proces është shumë i rëndësishëm pasi ndihmon në eleminimin e qelizave të vdekura, si dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në atë pjesë të trupit ku keni më shumë strija.
5.Maskë me të bardhë vezësh: E bardha e vezës jo vetëm që është e shëndetshme, por përmban sasi të larta fitoelementësh, proteinash dhe kolagjeni, të cilët ndihmojnë në rigjenerimin dhe elasticitetin e lëkurës.
Merrni 2-3 të bardha vezësh dhe kalojini për 1-2 minuta në frulator. Më pas bashkojini me 1 lugë gjelle vaj kokosi të ngrirë dhe masazhoni zonën ku keni strija dhe gjithfarë shenjash të mbetura në lëkurë.
Nëse doni rezultat sa më efektiv, përsërisni këtë veprim 2 herë në ditë. Në fund lahuni me ujë të ftohtë. /Lajmi.net/