Realit do t’i kthehen 4 lojtarë ndaj Monchengladbach

Real Madrid do të luaj duelin e xhiros së gjastë të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Monchengladbach.

Sport

07/12/2020 09:29

Gjithçka është e hapur në Grupin B, Monchengladbach qëndron në vendin e parë me 8 pikë, Shakhtar Donetsk në vendin e dytë me 7 pikë, Real Madrid në vendin e tretë me 7 pikë dhe Inter në vendin e katërt me 5 pikë.

“Los Blancos” duhet ta fitojnë këtë ndeshje nëse dëshirojnë të avancojnë tutje, pozita e tyre në tabelë është e rrezikuar dhe mund të përfundojnë në Europa League në rast se nuk fitojnë.

Lajm i mirë për Zidane, sipas “AS” Realit do t’i kthehen katër lojtarë të rëndësishëm.

Fjala bëhet për Sergio Ramos, Daniel Carvajal, Alvaro Odriozola dhe Luka Jovic, ndërsa Federico Valverde vazhdon rikuperimin./Lajmi.net/