Paqe në Allianz Arena, barazojnë Bayern dhe Leipzig
Bayern Munchen ka barazuar në derbin ndaj RB Leipzig në kuadër të xhiros së 10-të të Bundesliga.
Sport
Fillimisht ishin mysafirët të cilët shënuan në minutën e 20′ përmes Christopher Nkunku.
Por, nuk vonoi përgjigja e bavarezëve, në minutën e 25′ hyri në lojë 17 vjeçari Jamal Musiala, i cili në minutën e 30′ shënoi gol.
Pas vetëm katër minutash lojë, në minutën e 34′, Thomas Muller, kaloi vendasit në avantazh.
Përgjigja e mysafirëve ishte e shpejtë, Justin Kluivert, realizoi për Leipzig në minutën 36′.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-2.
Në pjesën e dytë, Leipzig sërish shënoi për rezultatin 2-3, golin e realizoi Emil Forsberg në minutën 48′.
Bayern edhe njëherë ju desh të rigjejë golin, ata e gjetën atë përmes Thomas Muller në minutën 75′, rezultati u barazua në 3-3.
Me këtë barazim, skuadrat qëndrojnë në vendet e mëparshme, Bayern qëndron në vendin e parë me 23 pikë gjithsej, ndërsa RB Leipzig qëndron në pozitën e dytë me 21 pikë./Lajmi.net/