Bebe Rexha u shpreh krenare për prejardhjen shqiptare, Kim Kardashain ia shpërndan videon
Kim Kardashian ka shpërndarë videon e Bebe Rexhës, ku këngëtarja fliste se si kultura shqiptare e inspiroi si artiste.

ShowBiz
Këngëtarja shqiptare me famë botërore asnjëherë nuk e harron prejardhjen nga vjen, shkruan lajmi.net.
Së fundi, artistja me anë të një videoje në Instagram tregoi fillimisht vështirësitë se si ishte të rritej si një shqiptare në një vend siç është Amerika.
Ajo po ashtu thotë se është krenare që është shqiptare, ndërsa thotë se kultura shqiptare e ka inspiruar atë si këngëtare.
Bebe tregon se ishte fanse e madhe e Christina Aguileras dhe Britney Spears, ndërsa thotë se kërkonte shumë në medie për artistë të tjerë dhe i dukej bukur të shfaqje kulturën tënde.
Bebe Rexha: Kultura shqiptare më ka inspiruar mua si artiste dhe jam krenare për këtë
Kur ishte fjala tek personat që janë inspirim, ajo etiketoi Bebe Rexhën, e cila me prejardhje është aremene.
Këtë video e shpërndau edhe Bebe Rexha në llogarinë e saj, duke shkruar “Të dua e dashur”. /Lajmi.net/