Edhe kolumnisti britanik drejton kritika të ashpra për Rita Orën lidhur me festën e ditëlindjes

Ryan-Mark Parsons ka një kritikë të ashpër për festën e ditëlindjes së Rita Orës.

ShowBiz

05/12/2020 11:42

Ylli i “Apprentice”, Ryan-Mark Parsons ka kritikuar  Rita Ora për organizimin e një ndeje ditëlindjeje mes izolimit, duke e quajtur “të mjerë” sjelljen e saj, shkruan Metro.co.uk, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja e hitit “Let You Love Me”, Rita, mbushi 30 vjet më 26 nëntor, ndërsa fillimisht kishte festuar në shtëpi, por më vonë organizoi një ndejë bashkë me miqtë në një restorant në Notting Hill gjatë fundjavës.

Rita u pa duke arritur në Londrën Perëndimore bashkë me miqtë e saj, ndërsa më vonë u pa që restorantin e vizitoi policia.

Për katër javët e fundit, Anglia është në izolim kombëtar, ku pub-et dhe restorantet u detyruan të mbylleshin.

Rita që atëherë kishte kërkuar falje për thyerjen e rregullave dhe thuhet se ka paguar gjobë prej 10 mijë funta.

Ylli televiziv, Ryan-Mark kritikoi veprimet e Ritës dhe pretendon se ai nuk mund të “interesohej më pak” nëse këngëtarja ka kërkuar falje.

Duke shkruar për Daily Star, ai tha: ‘Problemi është, nëse të gjithë do të kishim festa si Rita, vdekshmëria do të ishte edhe më e lartë sesa aktualisht. Kështu që, kur ajo lëshoi ​​një “kërkimfalje”, unë nuk mund të kujdesesha më pak dhe as ju nuk duhej. Asaj nuk i interesonte nëse marrëzitë e saj të pamatura do të përkeqësonin përhapjen e virusit, nëse dikush që mori pjesë në atë ngjarje do të kishte virusin dhe për këtë arsye do të vendoste një nga të afërmit tuaj në spital me këtë sjellje të mjerë që meriton çdo reagim të ashpër që ka marrë deri më tani”.

Së pari u raportua se Rita kishte ftuar 30 të ftuar në ndejën e saj të ditëlindjes, por Metro.co.uk tani e kupton që grupi ishte shumë më i vogël.

Ryan-Mark kritikon edhe miqtë e Ritës duke i quar neglizhent për shkeljen e rregullave të qeverisë.

“Nuk ka asnjë dyshim në mendjen time, Rita kërkoi falje sepse u kap. Sikur ajo të kishte ikur pa u parë, unë nuk do të shkruaja fare për të. Çfarë ka për të thënë, sinqerisht? Asgjë interesante nuk mund të mendoj”, shkroi ai.

Meqenëse u shfaq lajmi për festën e saj, Rita është kritikuar edhe nga Piers Morgan dhe muzika e saj u ndalua madje nga një prezantues radiofonik Ben Clark, në radion lokale Radio Exe. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)