Çfarë po ndodh mes Tunës dhe Patrisit? Ky detaj flet shumë

Tuna Sejdiu ka marrë vëmendjen e fansave me një veprim të fundit.

ShowBiz

05/12/2020 11:18

Altuna Sejdiu, e njohur për publikun si Tuna, kohët e fundit nuk ka qenë aktive me projekte të reja muzikore, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja duket se është fokusuar më shumë në jetën private, andaj ka lënë pas angazhimet në profesion.

Por, detaji që u ka rënë në sy të gjithëve së fundi është fakti që në Instagramin e djalit të saj Tianit, Tuna ndërroi mbiemrin e tij, duke e vendosur të sajin.

Tashmë, në këtë llogari partneri i këngëtares nuk është në listën e personave që ndjek.

Nuk dihet nëse ky veprim ka të bëjë me një krizë në lidhjen e çiftit, megjithatë kjo nuk kaloi pa u vërejtur nga fansat.

Mbetet të shihet se çfarë fshihet pas këtij veprimi të Tunës. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ???? (@tunasejdi)