Platforma “Spotify” publikon statistikat për Ava Max, kaq herë u dëgjua ajo
Ava Max tregoi statistikat vjetore nga platforma "Spotify".

ShowBiz
Meqenëse jemi në fundvit, plaforma e muzikës “Spotify” këto ditë ka nxjerrë statistikat vjetore për artistët, shkruan lajmi.net.
Ajo që të bie në sy është fakti që disa prej artistëve shqiptarë janë dëgjuar shumë nga fansat e tyre nga e mbarë bota.
Dua Lipa është dëgjuar 3.8 miliardë herë në këtë platformë, kurse Bebe Rexha mbi 1 miliard herë.
Por, sukses të ngjashëm kishte edhe Ava Max, e cila ka arritur të dëgjohet 1.5 miliard herë nga 109.7 dëgjues të ndryshëm prej 92 shteteve të botës.
View this post on Instagram
“1.5 miliard dëgjime vetëm në Spotify! Kjo është çmenduri. Ky është kombi Avatar atje. Në vetëm vit. Pra, mirënjohëse për secilin prej jush. Ju dua. Mezi pres të ndaj atë që kam ruajtur për 2021”, shkruan Ava Max. /Lajmi.net/
View this post on Instagram