Brooklyn Beckham i bën befasinë më të bukur të fejuarës në mëngjes
Brooklyn u tregua romantik me veprimin që e bëri këtë mëngjes.

ShowBiz
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz aktualisht janë ndër çiftet më simpatike të shoubizit, shkruan lajmi.net.
Dyshja ndajnë vazhdimisht me ndjekësit çaste intime me njëri-tjetrin, por nuk janë të pakta edhe dedikimet e dashurisë.
Mëngjesin e sotëm, Nicola e nisi me befasinë më të bukur, ku Brooklyn i kishte lënë një mbishkrim në shtrat.
“Të dua. Ti je bota ime”, janë fjalët që i kishte shkruar ai në letrat që ia la partneres mbi shtrat.
Kjo gjë e emocionoi shumë Nicolan, e cila nuk hezitoi që ta ndante me ndjekësit befasinë që e mori në mëngjes.
“Gjërat e vogla janë gjëra të mëdha. Brooklyn Beckham, të dua shumë dhe gjithmonë do të të dua”, shkruan ajo. /Lajmi.net/
View this post on Instagram