Ermal Mamaqi reagon pas kritikave për “Paketën e Suksesit”: Unë nuk shes veten, shes mend
Ermal Mamaqi ka reaguar pas kritikave për çmimin e lartë të 'Paketës së Suksesit'.

ShowBiz
Ermal Mamaqi është emër shumë i suksesshëm në disa fusha ku punon, përfshirë edhe biznesin, shkruan lajmi.net.
Së fundi, ai ishte në mesin e trajnerëve në “Konventën e Tretë Për Menaxherët e Shitjes dhe Marketingut”.
Në këtë konventë, Mamaqi ndau eksperiencat e tij për bizneset që drejton dhe po ashtu foli edhe për “Paketën e Suksesit”, e cila ka për qëllim të mësojë se si të jetoni.
Çmimi i kësaj ‘Pakete’ është 24 mijë euro dhe pikërisht kjo gjë ka bërë që moderatori të kritikohet.
Por, pas gjithë kësaj Ermali reagoi me anë të një postimi, ku ndër të tjera thotë “Unë nuk shes veten, unë shes mend”. /Lajmi.net/